Telegrafi

Durant i pandalshëm, rikthen Phoenixin te fitorja në NBA

Phoenix Suns janë rikthyer te fitorja në NBA pas humbje dy ditë më parë nga LA Lakers.

Të udhëhequr nga Kevin Durant, Suns para adhuruesve të vet kanë mposhtur Utah Jazz me 22 pikë diferencë 126:104.

Kevin Durant ka qenë fantastik në këtë duel me 26 pikë, katër kërcime e shtatë asistime duke i dhënë fitoren Phoenixit.

Me lojë të mirë është paraqitur edhe Eric Gordon që shtoi 21 pikë të tjera e katër asistime.

Te skuadra mysafire më efikasi ishte finlandezi Lauri Markkanen me 19 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/