Golden State Warriors ka gjunjëzuar skuadrën e Utah Jazz në udhëtim duke realizuar fitore të madhe me rezultat 102-91.
Utah që kishte mungesën e madhe të superylli George Hill u gjend në disavantazh menjëherë në çerekun e parë.
Megjithatë, vendasit u kthyen në çerekun e dytë për ta fituar pjesën e parë me një pikë epërsi.
Në çerekun e tretë Golden State u kthye duke krijuar avantazh prej tri pikësh, kurse në fraksionin e fundit gjithçka ishte e vendosur veç se.
Kevin Durant me 38 pikë, 13 kërcime dhe 5 asistime iashte më i miri pasuar nga Curry me 23 pikë, kurse te Utah shkëlqeu Hayward me 29 pikë e 6 asistime dhe Rudy Gobert me 21 pikë e 15 kërcime.
Me këtë fitore Golden State ka epërsi 3-0 në seri dhe me një fitore tjetër do të siguronte finalen e Perëndimit ku do të priste fituesin e serisë Houston – San Antonio që aktualisht është 2-1 për Spurs. /Telegrafi/