Telegrafi

Durant: LeBron nuk është më i mirë se unë

Superylli i Golden State Warriors, Kevin Durant, beson se është basketbollisti më i mirë në botë.

MVP i finaleve të sezonit të kaluar në NBA ka shkëlqyer në fanellën e klubit nga Kalifornia.

Krahasimet e tij me LeBron Jamesin s’kanë të ndalur.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth NBA

Një tifoz në përgjigje të Durantit së fundmi i tha lojtarit se më i mirë se ai është LeBron James.

Ky pohim nuk i ka pëlqyer fare Durantit, i cili është përgjigjur thjeshtë me një “jo”.

Kështu, Durant mund të thuhet se beson që LeBron James nuk është më i mirë se ai dhe nuk është basketbolliti më i mirë në botë.

Durant ishte dominant ndaj Jamesit në finalet e sezonit të fundit të NBA. /Telegrafi/