Site icon Telegrafi

Durant kërcënon Cavaliers: Mund të luajmë edhe më mirë se finalja e parë

Kevin Durant e dëshiron më shumë se kushdo titullin kampion në NBA këtë sezon, që do të ishte i pari në karrierë për një yll të basktbollit amerikan.

Kjo duket edhe në fushë, me lojtarin e Warriors që në finalen e parë të play off-it, fituar 113-91 nga Golden State, ai realizoi 38 pikë, tetë kërcime dhe po asistime, më i miri në fushë. Duke marrë edhe përgëzimet e ekipit rival, që e etiketuan si më të mirin në fushë.

Durant është problemi më i madh për kampionët në fuqi të Cleveland Cavaliers, që nuk kanë një lojtar që ta ndalë atë. “Për mua, këto finale kanë qenë një ëndërr që fëmijë. Unë nuk kam asnjë duel personal me askënd, por bëj punën time, pjesën time dhe dua të fitoj titullin kampion”, tha Durant.

Nesër do të luhet finalja e dytë, sërish në “Oracle Arena”, në fushën e Golden state, që ka faktorin fushë në favor në këto finale.

“Unë jam i bindur se në takimin e dytë mund të luajmë edhe më mirë se në finalen e parë. Personalisht, kur shoh hapësira në mbrojtjen kundëërshtare nuk mendohem dy herë, hyj në zonë pa u menduar dy herë dhe pa patur frikë se kë kam përpara. Në finalen e parë u argëtova shumë, mezi po pres sfidën e dytë, për të sigluar një tjetër fitore të rëndësishme”, deklaroi Kevin Durant, që erdhi verën e kaluar te skuadra e Warriors pas aventurës me Oklahomën, ku nuk fitoi asnjë titull. Durant po konfirmohet si arma më e fortë e Golden State në këto finale, njeriu që poi dhuron fitoren ekipit të Warriors. /telesport/

Exit mobile version