Telegrafi

Durant e Irving drejt Brooklyn Nets

Kevin Durant dhe Kyrie Irving janë takuar dy herë në mënyrë që të diskutojnë rreth ekipin potencial që do të mund t’i shohim së bashku dhe supozohet të jetë Brooklyn Nets.

Është një sekret publik që Irving do të largohet nga Bostoni dhe Brooklyni është opsioni i parë. Sigurisht, ne nuk duhet të harrojmë se New York Knicks po e lidhin me Durantin.

“Çfarëdo që Kevin ka ndërmend të bëjë, ai do të ndryshojë mendjen të paktën 25 herë para se ta bëjë”, tha një burim i paidentifikuar, sipas ABC.

Durant dhe Irving u takuan për herë të parë në Oakland, ndërsa ylli i Golden State Warriors po shërohej nga një lëndim gjersa për herë të dytë janë takuar gjatë operimit të lojtarit në New York.

Mediat amerikane janë plot spekulime se ku do të vazhdojnë karrierën e tyre, por që pritet të mos jenë pjesë e skuadrave të tyre.

Ndryshe, Kawhi Leonard dhe Klay Thompson mund të ndryshojnë klub para fillimit të sezonit të ri. /Telegrafi/