Rivaliteti i madh mes Kevin Durant dhe Russell Westbrook u shfaq edhe në ndeshjen e të mërkurës mbrëma në Chesapeake Energy Arena.
Në parketin e Oklahomas dyja skuadrat u përplasën në një tjetër “showdown” të Perëndimit.
Spektakli nuk mungoi, ashtu sikurse edhe tensionet në një tjetër rikthim “jo të natyrshëm” të Kevin Durant në “shtëpinë e tij”.
https://twitter.com/elgurunba/status/933623904731566080
Gjatë një aksioni ku shihet duke bërë mbrojtje Westbrook ndaj Durant, pas një interaksioni me njëri-tjetrin, të dy u kundërvënë me fjalë të ashpra, para se të përplasen me kokë dhe të kacafyten, teksa bashkëlojtarët tjerë nuk ndërhynin.
Dikur shokët më të mirë, sot rivalët më të përbetuar, gjatë gjithë ndeshjes ishin nervozë, kurse Westbrook doli fitues falë një performance të tij të mrekullueshme prej 34 pikësh, 10 kërcimesh e 9 asistimesh.
Russell Westbrook on if it will always be emotional vs. Kevin Durant, references his now-trademark “the only friend I have is the basketball,” name drops Reggie Jackson, Dennis Smith. pic.twitter.com/FzBDg3WTCX
— Erik Horne (@ErikkHorne) November 23, 2017
“Unë bëra atë që bëj çdo natë, të konkurroj. Të luftoj për fitore. I vetmi shok që kam është basketbolli”, u shpreh Westbrook për ESPN pas duelit për zënkën me Durant.
Durant la Westbrookun vitin e kaluar pasi kaloi te Golden State Warriors për të fituar titullin me Curryn dhe Thompsonin. /Telegrafi/