Kevin Durant barazoi rekordin e basketbollistit më të mirë të të gjitha kohërave Michael Jordan.
Durant ka shënuar në 72 ndeshje radhazi së paku 20 pikë dhe kështu barazoi rekordin e Jordanit, derisa kjo seri e shënimeve u bë seria e katërt më e gjatë në histori të NBA-së.
Rekordin është duke e mbajtur legjenda Willt Chamberlain, i cili në vitet 1961-1963, përkatësisht në 126 ndeshje radhazi kishte shënuar së paku 20 pikë.
Gjithashtu në pozitën e dytë është po i njëjti lojtar që kishte kapur një seri prej 92 ndeshjeve, ndërsa në pozitën e tretë është Oscar Robertson me 79 ndeshje radhazi, transmeton borozani.
Kevin Durant është shumë afër që të kalojë në pozitën e tretë nëse vazhdon me këtë ritëm.