Telegrafi

Duraku: Do t’i mbyllim të gjitha deponitë e egra

Deponia “Drislla” e cila nga ambientalistët konsiderohej si një ndër ndotësit më të madh të ajrit në vend, për minisitrin e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraku, është ndër deponitë me kushte më të mira. Duraku më tej premton aksion për mbylljen e deponive të egra në të gjithë territorin.

“Neve me deponitë e egra kemi probleme në tërë territorin e Maqedonisë, kurse Drislla është njëra prej më të avancuarave nga deponitë tjera. Ministria e Ambientit Jetësor është duke punuar me një dinamikë shumë të madhe që ne të fillojmë dhe të realizojmë projekte për mbyllje e deponive të egra”, tha Sadulla Duraku.

Edhe sipas Inspektoratit Shtetëror për Ambient Jetësorë është vërtetuar se kjo deponi ështe ndotësi kryesor i ajrit në 3 vitet e fundit në vend. Aktualisht ajo nuk është në funksion por i është dhënë një koncesioneri nga i cili kërkohet plotësimi i kushteve për funksionimin e saj.

Në ndërkohë Inspektorati Shtetëror për Ambient Jetësor ka shfaqur disa pamje prej lartë, ku shihen disa prej lokacioneve të Shkupit të cilat kanë ajrin më të ndotur. Aty shihen stacioni i Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunake” – Shkup, rrethi dhe ura në Lisiçe deri te lumi Vardar.