Pas transferimit të Fisnik Gashit, Fisnik Papuqit, Krenar Vokshit e Fetim Kasapit, pejanët tanimë e kanë rikthyer edhe mesfushorin tjetër nga Deçani, Mensur Durakun.
“Pas shumë ofertave, Besa ma mbushi mendjen që të rikthehem. Arsyet tjera janë shoqëria, është klubi i zemrës, si dhe kanë angazhuar një sponsor serioz”.
“E kam parë që klubi e ka ndërmend të bëjë një ekip të mirë, pastaj të kryejë një fazë përgatitore në Turqi, duke marrë parasysh edhe kushtet që mi kanë ofruar, atëherë nuk mund t’i thuash jo. Jam tejet i lumtur”, ka thënë Duraku për Sport./Telegrafi/