Nuk frikësohem nga detyrat dhe nga përgjegjësia që do ta kem, deklaroi ministri i ri ekologjisë, Sadulla Duraku, gjatë pranimit të postit të ministrit në dikasterin e ekologjisë nga ish ministri Bashkim Ahmeti, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Të zgjidhesh ministër nuk është privilegj është përgjegjësi. Dhe e keni parasysh se në Maqedoni problemet ekologjike janë të shumta. Premtoj se do të vazhdojë ta implementojë programin e qeverisë duke u përpjekur për një mjedis jetësor të pastër dhe të shëndetshëm në interes të të gjithë qytetarëve në Republikën e Maqedonisë”, theksoi Duraku.
Ministri i deritanishëm Ameti i uroi punë të suksesshme ministrit të sapoemëruar, duke theksuar se përvoja e tij e mëparshme si ministër dhe kryetar komune janë përparësi e madhe në ushtrimin e funksionit ministër i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor./Telegrafi/