Site icon Telegrafi

Duraku: E deklasuam Prishtinën

“Minatorët” të dielën pasdite mundën kampionen në fuqi, Prishtinën me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së 24-të të Raiffeisen Superliga e Kosovës në futboll.

Tekniku i mitrovicasve pas ndeshjes tha se skuadra e tij kundër “bardhekaltërve” zhvilloi ndeshjen më të bukur të sezonit.

“Trepça ‘89 ka pasur rritje të vazhdueshme në lojë ndërsa sot e kemi deklasuar Prishtinën me rezultatin 3-1, duke e dominuar kundërshtarin në të gjitha drejtimet. Kjo ka qenë ndeshja më e bukur e sezonit”, ka thënë Duraku për “Supersport”.

Ai shpreson se skuadra e tij do të vazhdojë më lojë të mirë edhe në ndeshjet e ardhshme. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version