Ministri i i Ministrisë së re për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, Sadulla Duraku sot zyrtarisht e mori detyrën e ministrit të këtij dikasteri.
Gjatë marrjes së detyrës së re, siç thuhet në njoftimin e Sektorit për marrëdhënie me opinionin të Ministrisë për Sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive etnike ministri Duraku theksoi se ministria e re në fokus të punës së saj do të ketë realizimin e obligimeve që dalin nga akti i themelimit të resorit të ri, nxitjen dhe ruajtjen e marrëdhënieve të mira në mes bashkësive etnike si bazë e Marrëveshjes së Ohrit dhe realizimin e të gjitha masave në kuadër të sistemit politik në vend, në pajtim me Programin për punën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, njofton Telegrafi Maqedoni.
Duraku mes tjerash potencoi se për realizimin e këtyre qëllimeve primare ka filluar edhe organizimi i brendshëm i këtij institucioni që paraqet bazë në funksionimin e ministrisë së re.
Gjatë marrjes së detyrës, Duraku theksoi se për të gjitha aktivitetet e radhës të ministrisë për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, opinioni dhe qytetarët do të jenë të njoftuar.
Ndryshe, të enjten Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut e emëroi, Sadulla Durakun për ministër në Ministrinë për Sistem politik dhe Marrëdhënie mes bashkësive. Paraprakisht, Duraku kreu funksionin e ministrit të Ambientit Jetësor dhe Planifikimit hapësinor./Telegrafi/