Site icon Telegrafi

Duraku deri te Zaev: Jap dorëheqje, udhëheqja ime do të lë shenja pozitive në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Sadulla Duraku dha dorëheqja nga funksioni i ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për shkak se është propozuar si ministër në Ministrinë e re për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive.

Në dorëheqjen drejtuar kryeministrit Zaev, Duraku thotë se gjatë udhëheqjes së tij në ministri janë zbatuar shumë projekte që do lë shenjë pozitive të përhershme në ruajtjen dhe avancimin e mjedisit jetësor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Dëshiroj të theksoj se gjatë periudhës së kaluar përderisa zbatoja funksionin u ballafaquam me sfidat më të mëdha për ruajtjen dhe avancimin e mjedisit jetësor. Sipas gjendjes së tashme disa sfida në mënyrë të suksesshme i tejkaluam. Unë dhe ekipi im gjatë periudhës së kaluar punuam me gjithë dijen dhe aftësinë tonë në zgjidhjen e problemeve, por disa probleme kërkojnë qasje sistematike. Nuk dëshiroj të tingëllojë i pacipë, por shumë projekte të vogla dhe të mëdha janë zbatuar nga ministria, udhëheqja ime është do të lë shenjë pozitive në ruajtjen dhe avancimin e mjedisit jetësor”, thuhet në letrën e Durakut.

Ai shton se ministria ka kuadër profesional që ka punuar që t’i ndihmojë ekipit të krijojë dhe zbatojë politikat në këtë ministri.

Lexo po ashtu Deputetët nesër do të votojnë për ministrat e rinj të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut

Në fund Duraku shpreh kënaqësinë që të jetë pjesë e ministrisë së re ku do të kontribuojë në ecjen e vendit drejt integrimeve evropiane./Telegrafi/

Exit mobile version