Site icon Telegrafi

Duraku: Akoma nuk ka vendim se kush do ta udhëheq ministrinë e re

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraku, sot i ka vlerësuar si spekulim mediatik informacionet se ai do të ulet në krye të Ministrisë së re për Sistem Politik dhe Marrëdhënie në mes Bashkësive.

Duraku thotë se akoma nuk është marrë vendimi se kush do të drejtojë ministrinë e re, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Këto informacione janë spekulime. Akoma nuk është sjellur vendim i tillë. Por, sido që të jetë i përkas BDI-së. Sot është 5 qershor – Dita e ambientit jetësor dhe si dhe dita e themelimit të BDI-së. Duhet ta respektojmë këtë”, tha Duraku, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në punëtorinë e organizuar me rastin e Ditës Botëror të Ambientit Jetësor.

Ndërkohë, pas paralajmërimeve të kryeministrit Zaev se do të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar, në opinion janë lakuar emrat e ministrave të cilët do të shkarkohen dhe do t’u ndryshohet vendi, ndërsa Sadullah Duraku ka qenë në mesin e tyre./Telegrafi/

Exit mobile version