Telegrafi

Duplex Club përshtatet me pandeminë, shndërrohet në Duplex Lounge Bar

Foto: Duplex Club Prishtina/Facebook

Pas një periudhe gati 2 vjeçar pa punuar në veprimtarinë e saj, me përjashtim 33 ditë gjatë kësaj vere, Duplex Club i përshtatet kushteve të pandemisë dhe shndërrohet në Duplex Lounge Bar deri në përfundimin e pandemisë.

Shkak për këtë janë fillimisht fakti që pandemisë nuk po i shihet fundi, kurse në anën tjetër janë gjithë ata puntorë që mbeten të papunë gjatë gjithë kësaj kohe e që të gjithë mbajnë familje.

Faktor shtesë është edhe fakti që shpenzimet e qirasë dhe të mirëmbajtjes bëhen në baza mujore përkundër faktit që nuk ka asnjë të hyrë apo përkrahje financiare nga shteti.

Orari i punës do jetë nga ora 19:00 deri në orën 23:00 dhe dhe lejohen të hyjnë vetëm personat e vaksinuar kundër Covid-19 me 2 doza.

Duplex Lounge Bar do të respektojë manualin e Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Kosovës dhe vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për Gastronominë. /Telegrafi/