Site icon Telegrafi

Dunnarumma zbulon të ardhmen: E dua këtë fanellë dhe Milanin

Dunnarumma probleme me tifozët

Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma, ka thënë se të gjithë e dinë që ai e dëshiron qëndrimin në klub. 

18-vjeçari ka shkëlqyer këtë sezon dhe ka nxitur interesim të shumë skuadrave.

“Të gjithë e dinë që unë dua të qëndroj te Milani”.

“Unë jam i qetë dhe të gjitha palët e përfshira e njohin vullnetin tim, ndihem i gatshëm, jam shumë i lidhur me këto ngjyra”.

“Unë jam duke kërkuar për një shtëpi në qytet për të jetuar, një apartament të madh ku ka vend për të gjithë të dashurit e mi. Qendra e Milanit është e bukur dhe unë do ta gjej atje”, ka thënë Donnarumma.

Milani është forcuar me Andre Silvan,  Mateo Musacchio, Franck Kessie dhe Ricardo Rodriguez. /Telegrafi/

Exit mobile version