Telegrafi

Dunga mund të drejtojë Juventusin sezonin e ardhshëm

Mediat italiane shkruajnë se Juve ka kontaktuar me Dungan për angazhim të tij pas kampionatit botëror, dhe braziliani nuk ka dhënë asnjë përgjigje për këtë duke dhënë shenja se ka pasur kontakte.

“Nuk mund ta them atë. Por është e mundur që në të ardhmen ai mund të jetë trajner në Itali. Mund të them se jam kontaktuar nga ekipe nga Italia, Spanja dhe Anglia, por iu kam thënë se tash jemi të përqendruar vetëm në kampionatin botëror”, ka thënë agjenti i Dunga për Tuttomercatoweb. /Telegrafi/