Telegrafi

Dunga: Jemi në rrugë të mirë

“Ne luajtëm dy ndeshje të mira ndaj dy skuadrave që luajnë me temp të shpejtë. Definitivisht ne jemi në rrugë të mirë. Tani duhet ta shfrytëzojmë punën e bërë javët e fundit për të qenë të gatshëm për ndeshjen hapëse të Botërorit”.

“Ne kemi lojtarë me karakteristika të ndryshme. Ne kemi përparësi në këtë aspekt, në varësi nga kundërshtari që do përballemi. Secili në ekip do të japë kontributin e tij, në mënyrë që të ndryshojë rrjedhën e ndeshjeve”, deklaroi Dunga. /Telegrafi/