Telegrafi

Dunga: Brazili dhe Argjentina do të kualifikohen

“Argjentina do të kualifikohet pa asnjë problem, ndërsa Brazilit i pëlqen të luajë kundër më të fortit dhe kjo është një arsye shtesë për të pasur më shumë motivim”, u ka thënë trajneri gazetarëve.

Dunga ka mohuar spekulimet se ai do të përqendrohet në mbrojtje në ndeshjen e 5 shtatorit duke pohuar se Brazili do të luajë lojën e vet si gjithmonë.

Dunga ka përshëndetur edhe rikthimin e Adrianos në përfaqësuese, duke thënë se arsyeja që e ka ftuar ka qenë se ai është paraqitur mirë me Flamengon.