Telegrafi

Dunga: Anglia duhet të mësojë artin e driblimit

Tre Luanët u mposhtën me rezultat minimal në miqësoren ndaj Brazilit të zhvilluar të shtunën në Doha të Katarit, që u dominua nga jugoamerikanët, të cilët madje patën edhe një penalti të humbur.

“Nëse ata nuk mund të kalojnë prapa nesh, duhet të mësojnë të driblojnë atëherë. Por ata janë 11 persona prapa topit, dhe e dinë se si është”, ka thënë braziliani për Press Association.

Megjithatë 46-vjeçari ka pranuar se Anglia është bërë më e fuqishme nën drejtimin e trajnerit Fabio Capello.

“Ata kanë ndryshuar. Ata ende janë një ekip agresiv, por kanë edhe kualitete tjera po ashtu”, ka shtuar Dunga./Telegrafi/