Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka pranuar një letër urimi për Ditën e Forcës nga Kryetari i Shefave të Shtabit të Ushtrisë Amerikane, gjenerali i Trupave Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjeneral Joseph F. Dunfort i Riu.
Gjenerali Dunfort, në letër i shpreh komandantit të FSK-së dhe të gjithë pjesëtarëve, urimet më të mira me rastin e Ditë së Forcës.
“Ushtria amerikane çmon partneritetin me FSK-në, dhe udhëheqja juaj shërben si një shenjë udhëzuese për shoqërinë kosovare”, thuhet në letër.
“Angazhimi juaj për të krijuar një Forcë të integruar tregon se FSK-ja është një lider në iniciativat e reformës shoqërore”, thuhet më tej.
Dunfort vlerëson përkushtimin e udhëheqjes së FSK-së, duke u shprehur “Më rastin e përvjetorit tuaj ju lavdëroj juve dhe pjesëtarët e FSK në arritjen tuaj në rekrutimin dhe integrimin e 61 serbëve të Kosovës në FSK”.
Gjeneral Joseph F. Dunford është kryetari i 19-të me radhë i Shefave të Shtabit, është oficeri në rangun më të lartë në SHBA, dhe njëkohësisht këshilltar kryesor ushtarak i Presidentit të SHBA-ve, Sekretarit të Mbrojtjes dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.