Ministri britanik për Evropë dhe Amerikë, Alan Duncan, do të vizitojë Ballkanin Perëndimor. Ardhja e tij në Maqedoni është paralajmëruar për ditën e nesërme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Duncan do të takojë liderët e partive politike që kanë fituar mandate deputetësh në zgjedhjet e fundit të parakohshme parlamentare. Ai do të takohet edhe me kryetarin e shtetit, Gjorge Ivanov, si edhe me përfaqësues të sektorit qytetarë.
Duncan thotë se Maqedonia do të duhet ta tejkalojë krizën politike, të sjellë vendime të vështira politike dhe t’i përkushtohet demokracisë dhe reformave për përparim të vendit./Telegrafi/