Ansambleistja e LDK-së në Komunën e Prishtinës, Vlora Dumoshi, ka publikuar disa fotografi ku shihet djegia dhe mos pastrimi i mbeturinave në disa zona të Prishtinës.
Në rrjetin social Facebook, Dumoshi ka publikuar fotografi afër Shkollës “Gjergj Fishta” dhe në Lagjen Dardania, ku shihet mos pastrimi i mbeturinave dhe djegia e tyre në pikë të ditës, transmeton Telegrafi.
Këto fotografi, Dumoshi i shoqëron me pyetjen drejtuar Komunës së Prishtinës: “Ku jeni???” /Telegrafi/