Telegrafi

Dumoshi e Likaj: Orientimi i të rinjve në aftësim profesional mundësi për t’u përgatitur për treg të punës

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi gjatë takimit me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, kanë diskutuar për pikat e bashkëpunimit në mes ministrive në projekte të interesit dhe fushave të përbashkëta, duke veçuar mësimin në vendin e punës, kryerjen e praktikës profesionale të nxënësve si dhe për qendrat e kompetencës të cilat duhen lidhur me qendrat rinore.

Dumoshi tha se shpreh gatishmërinë që MKRS-ja ka për bashkëpunim me me MASH-in, sidomos për fushën e rinisë.

Ajo theksoi që është shumë e rëndësishme që aftësimi për të rinjtë të ndërlidhet me tregun e punës dhe kështu t’i kontribuohet objektivit së përbashkët të qeverisë për punësimin sa më të madh të të rinjve.

Ministri Likaj përmendi qendrat gjithëpërfshirëse rinore ku përfshihet edhe arsimimi profesional dhe qendrat e karrierës në të cilat bashkëpunimi mes dy ministrive është shumë i rëndësishëm. /Telegrafi/