Denzel Dumfries është i gatshëm që të zë vendin e Achraf Hakimit te Interi, ndërsa ka thënë se i pëlqen shumë të sulmojë.
Mbrojtësi i krahut u zyrtarizua si lojtar i Nerazzurrëve nga PSV Eindhoven për 12 milionë euro plus 2.5 milionë të tjera në formë bonusesh të lidhura me performancën.
“Është një ndjenjë e mrekullueshme. Jam shumë i gëzuar që iu bashkova kampionit të Italisë. Është një mundësi e madhe për mua dhe jami lumtur që ndodhem këtu”, ka thënë holandezi për Inter TV.
🚨 | ANNOUNCEMENT
Denzel Dumfries joins #Inter!⚫️🔵
👉 https://t.co/ydudKXQEYI#WelcomeDenzel #IMInter pic.twitter.com/mtLZOlZWhZ
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) August 14, 2021
Ai konsiderohet si pasues i Achraf Hakimit, i cili u largua nga zikaltrit për t’iu bashkuar Paris Saint-Germainit.
“Unë jam mbrojtës anësor dhe më pëlqen të sulmoj shumë. Mendoj se do të përshtatem te Interi, sepse luajnë me pesë në mbrojtje, njësoj siç kam luajtur te Holanda”, ka theksuar 25-vjeçari.
Sidoqoftë, Dumfries do të ketë shumë punë për të zënë vendin e Hakimit, i cili shënoi shtatë gola dhe dhuroi dhjetë asistime në 37 paraqitje në Serie A në sezonin e kaluar. /Telegrafi/