Telegrafi

Duma pezullon Traktatin e forcave konvencionale në Evropë

Anëtarët rus dhe ata të NATO-s e ripërtërinë Traktatin e forcave konvencionale në Evropë në vitin 1999, për të pasqyruar shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik. Por, aleatët e NATO-s kanë refuzuar ta miratojnë atë derisa Rusia të tërheqë forcat e saj nga Gjeorgjia dhe Moldavia.

Kremlini thotë se nuk ka lidhje mes Traktatit dhe dislokimit të trupave ruse në ato vende. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se Traktati nuk përputhet më me realitetet ekzistuese ushtarake dhe politike në Evropë.

Rusia është e zemëruar gjithashtu, për shkak të planeve amerikane për ndërtimin e një sistemi mbrojtjeje nga raketat në Evropën lindore. Putin pritet ta nënshkruajë ligjin, sapo të miratohet nga dhoma e lartë e parlamentit. /VoA/