Telegrafi

“Dum Dum Fitness Water” nga “Bibita” përzgjidhet finalist në dy kategori në panairin “Gulfood” në Dubai

Kompania “Bibita” është kompania e vetme nga Kosova e cila merr pjesë dhe është përzgjedhur si finalist në dy kategori, në një panair në Dubai.

Bëhet fjalë për panairin “Gulfood” ku kjo kompani është përzgjedhur si finalist në kategorinë : pija më e mirë joalkoolike dhe dizajni më i mirë i paketimit.

Panairi “Gulfood” mbahet në Dubai, prej 26 shkurt, e deri më 2 mars.

Drejtuesit e kompanisë “Bibita” kanë treguar se ata do t’i prezantojnë produktet e reja nga linja e “Dum Dum Fitness Water” dhe “Detox Water” – produkte unike ne tregun boteror.

“Ne mesin e më shumë se 5000 pjesëmarrësve, nga 120 shtete, ‘Bibita’ do të jetë përfaqësues i vetëm nga Kosova, e ku jemi përzgjedhur ne ‘Gulfood Innovation Awards’ si finalist në dy kategori: Pija më e mirë joalkoolike dhe Dizajni më i mirë i paketimit”, ka thënë Labinot Gruda, drejtor i kompanisë.

Përzgjedhja si finalist në këtë panair, që është një nder më të rëndësishmit në botë për industrinë ushqimore , tregon se në Kosovë prodhohet produkte më kualitet të pranueshëm ndërkombëtar dhe tepër inovativ .

Ndryshe, shpallja e fituesve në panairin e Dubait do të bëhet të dielën më 26 shkurt. /Telegrafi/