Telegrafi

Dullovi: Edhe Siljanovska tregoi se propozimi i OBRM-PDUKM-së për MPB-në është antikushtetues

Unë isha duke bërë presion për të mos pasur zgjedhje, kam shkruar për të, por për fat të keq do të ketë, thotë gazetari dhe analisti Zoran Ivanov për “TV24”. Sipas tij, nuk ka shpëtim prej zgjedhjeve, por asgjë nuk dihet derisa të shpërbëhet Kuvendi.

Sipas gazetarit Goran Momirovski, duhet të ketë zgjedhje sepse humbet shumë kohë.

“Sa më shpejtë që të jetë e mundur duhet të ketë zgjedhje, ne humbëm shumë kohë. Nëse rrethanat na detyrojnë shtyrjen e zgjedhjeve, Maqedonia do të humbasë edhe dhjetë muaj të tjerë”, tha Momirovski.

Gazetari dhe analisti Lirim Dullovi, beson se zgjedhjet nuk do të shtyhen duke pasur parasysh aktivitetet e partive politike në terren.

Ai thotë se nëse merret parasysh deklarata e ish-kandidates presidencial të OBRM-PDUKM-së Gordana Siljanovska Davkova se propozimi për ministër teknik të brendshëm është antikushtetues, atëherë lind pyetja nëse ata duan zgjedhje të parakohshme./Telegrafi/