Sot do t’ju tregojmë një recetë me dy përbërës natyralë, e cila përdoret si maskë shtëpiake kundër rrudhave dhe i eliminon të gjitha shenjat e plakjes.
Kjo recetë është shumë e lehtë për t’u përgatitur, ka kosto shumë të lirë, ndërkaq jua siguron një lëkurët ë pastër, pa rrudha dhe rrezatuese, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
– ½ lugë çaji lëng limoni
– 1 të bardhë të vezës
Përgatitja:
Në një enë, rriheni të bardhët e vezës derisa të shkumojë, pastaj shtoni lëngun e limonit. Rriheni prapë për disa minuta derisa të fitoni një masë homogjene.
Përdorimi:
Fillimisht duhet ta pastroni tërë fytyrën dhe qafën, dhe pastaj t’i pastroni duart. Aplikojeni maskën me gishta në fytyrë dhe qafë, ndërkaq bëni masazh vetes në lëvizje rrethore.
Lëreni maskën deri në 10 minuta dhe pastaj pastrojeni me ujë.
Në fund, aplikoni krem hidratues.
Këtë tretman përsëriteni 3-4 herë në javë dhe efektet do t’i vëreni shumë shpejt! /Telegrafi/