Site icon Telegrafi

Dukshmëri të zvogëluar në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit

“Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të lagështa, ndërsa në rrugën Tetovë -Kodra e Diellit ka dukshmëri të zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës prej 100-150 metra”, njofton LAMM.

Intensiteti i qarkullimit në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. /Telergafi/

Exit mobile version