Ka deklarata kontradiktore në të gjithë dëshmitarët, tha Sasho Dukovski avokat i të dyshuarit për rastin “Haraçi”, Bojan Jovanovski.
“Le të kalojnë edhe dëshmitarët e tjerë, i dëgjuat edhe ju. Nuk e di saktë nëse Ana Kamçeva është takuar me kryeministrin, këtë nuk e ka thënë në dëshmi, burri i saj deklaroi se i ka paraqitur tek kryeministri”, tha Dukovski.
Ai shtoi se nuk është e rastësishme se ka dallime serioze në deklaratat para prokurorisë dhe tani para gjykatës.
Avokatët e Katica Janevës përsëri shkurtimisht thanë se asnjë dëshmitarë nuk ka thënë se ish-prokurorja speciale ka kërkuar para./Telegrafi/