Telegrafi

Dukovski: “Boki 13” nuk do ta lëshojnë nga paraburgimi

Foto: AIM

Pas seancës së sotme gjyqësore për rastin “Haraçi”, avokati i Bojan Jovanovski, Sasho Dukovski, dha deklaratë për mediat.

Avokati i Bojan Jovanovskit, Sasho Dukovski, shpjegoi se bisedimet e sotme ishin të përziera pa data specifike.

“Në dosjen e fundit po flasim për një plan biznesi për të hapur një qendër tregtare, nuk shoh asnjë arsye për të ngritur akuza. Në lidhje me shëndetin e ‘Bokit’, klienti im nuk do të lirohet kurrë nga paraburgimi as nga Gjykata Themelore Penale dhe as nga Gjykata e Apelit e Shkupit”, tha Dukovski.

Ai theksoi se të njëjtat organe në të njëjtën ditë bënë diagnoza të ndryshme në lidhje me shëndetin e “Bokit 13”./Telegrafi/