Telegrafi

Dukoski: Vendimi për Çavkovin nuk është befasues, do të ankohemi në Starsbourg

Sasho Dukoski avokati i të akuzuarit të ish-drejtorit të BSP, Mitko Çavkov tha se nuk janë të befasuar nga aktgjykimi maksimal për klientin e tij dhe se do të ankohen në gjykatën e Strasbourgut.

“Paralajmërova se do të jetë një dënim i madh, të gjitha parashikimet e mija u konfirmuan. Çavkov është dërguar në burg në mënyrë joligjore, kjo shihet edhe me aktgjykimin drakonik të cilën sot e mori. Dy vjet më pak nga dënimi maksimal, ne këtë e kemi ditur që nga fillimi i këtij procesi dhe nuk na ka befasuar as mua dhe as të akuzuarin”, tha avokati Sasho Dukoski.

Dukoski tha se aktgjykimi nuk është produkt i gjendjes faktike të konfirmuara dhe se e njëjta do të paraqitet para gjykatës së Strasbourgut.

Ish-drejtori i BSP-së, Mitko Çavkov ka marrë dënimin maksimal prej 18 vjetësh për dhunën në Kuvend më 27 prill të vitit 2017, nën akuzën se nuk ka ndërmarrë asnjë masë për mbrojtjen e Kuvendit, deputetëve dhe gazetarëve./Telegrafi/