Kia duhet ta futë në prodhim, këtë makinë të fuqishme pickup
Kur Hyundai është i zënë duke punuara në Santa Cruz, është Kia që i ka hyrë punës për një makinë për funksion të njëjtë, transmeton Telegrafi.
Michael Cole është njëri nga shefat në Kia, që ka vlerësuar se kjo makinë do kishte shumë hapësirë në treg.
“I ka mbetur edhe shumë punë, derisa të del në rrugë” ka bërë të ditur Cole, duke konfirmuar pjesërisht, se mund të hyjë në prodhim.
Në kohën kur pritet që ky pickup të hyjë në prodhim, një shfrytëzues i KiaTellurideForums, e ka ideuar dukjen që mund ta ketë kjo makinë.
Shikuesit kanë mbetur të habitur dhe i kërkuan kompanisë Kia, ta bëjë të mundur. /Telegrafi/