Makinë tërësisht elektrike, me të cilën mund të kryehen edhe shërbime tjera
Kompania Tesla, ka bërë të ditur, se deri në fund të këtij vitit, do ta lansojë një makinë me hapësirën për bartjen e mallrave, por deri më tani nuk e ka sjellë asnjë risi, transmeton Telegrafi.
Kjo nuk e ka ndaluar Emre Husman, që e ka dizajnuar dukjen e një makine të tillë, që ka pamje shumë të mirë.
Linjat e të ashtuquajturrës Model P, janë shumë të egra, ndërsa përputhen shumë mes vete.
Mirëpo, nuk dihet nëse Tesla do të merr shembull nga ky dizajn, që ta vë në makinën e vet tërësisht elektrike, që do ta prezantojë së shpejti. /Telegrafi/