Telegrafi

Dukja e Linda Halimit si princesha ‘Jasmine’ për Halloween

Kur jemi afër festës së Halloween apo siç njihet ‘Nata e Shtrigave’, tashmë të famshmit thuajse kanë zgjedhur kostumet e tyre, apo personazhet në të cilët dëshirojnë të transformohen.

Në mesin e tyre, është edhe këngëtarja nga Vitia, Linda Halimi, e cila tregon se është shndërruar në princeshën ‘Jasmine’ nga filmi i njohur për fëmijë ‘Aladdin’.

“Aladdin ku je, eja më shpëto?”, ka shkruar krahas këtij imazhi artistja shqiptare.

Me kostumin ngjyrë të kaltër dypjesësh, Lindita duket në top formë, e që shihet se pamja e saj është shumë e përafërt me atë të princeshës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Linda Halimi

Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet pranë kësaj fotografie nuk kanë munguar, duke e komplimentuar për këtë dukje atraktive të saj.

Linda Halimi shndërrohet në princeshën ‘Jasmine’ (Foto: Instagram)

Javë më parë, këngëtarja Halimi është rikthyer në trevat shqiptare pas një kohe të gjatë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E njëjta është pjesë e festivalit “Kënga Magjike”, e cila ka vendosur sivjet të konkurrojë me këngën “Want my love”. /Telegrafi/