Telegrafi

Dukja e Dhuratës pa makijazh (Foto)

Dhurata Dora i është bashkuar trendit të bukurosheve të skenës që pozojnë pa makijazh.

Në paraqitjet e saja skenike, në publik dhe në klipe, këngëtarja zakonisht është e kuruar duke ndërtuar kështu një imazh personal të dukjes saj.

Porse në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale, e shohim Dhuratën ndryshe – pa makijazh dhe ajo duket bukur.

Sa i përket anës profesionale, ajo është duke shijuar suksesin e bashkëpunimit me Capital T, “Bongo”. /Telegrafi/