Telegrafi

Dukja e Ava Max me flokë ngjyrë rozë

Ava Max, foto:Getty Images/Guliver

Ava Max po vazhdon të jetë në qendër të mediave ndërkombëtare. Këngëtarja shqiptare tashmë ka sjell disa projekte muzikore dhe ka mbajtur koncerte të ndryshme anembanë botës.

E njëjta është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, e cila ndan momente mjaft të veçanta me ndjekësit e saj.

Ajo së fundmi ka ndryshuar stilin e flokëve dhe disa imazhe të reja me ngjyrë rozë,tanimë i ka publikuar në llogarinë e saj personale, Instagram. Bukuroshja jonë duket mjaft atraktive dhe ky ndërrim i ri i saj po pëlqehet edhe nga fansat e Ava Max.

Në një nga intervistat e fundit të saj për “Khaosod English”, Ava me krenari tregon se është me prejardhje shqiptare, madje ka thënë se ishte e ngacmuar në shkollë.

Ajo ka pohuar gjithashtu se ka punuar shumë për të arritur një sukses në jetë dhe nuk merret aspak me ato që thonë të tjerët rreth saj. /Telegrafi/