Ajo sot është njëra prej femrave më të bukura shqiptare. Është fjala për Agnesa Vuthajn, e cila në të kaluarën është shpallur edhe më e bukura e Kosovës, edhe më e bukura e Shqipërisë.
Ndërsa në vitin 2004 e ka përfaqësuar Shqipërinë në ‘Miss World’ dhe një vit pas në ‘Miss Universe’.
Modelja, e cila sot ka të hapur një biznes privat në botën e modës, ka kujtuar fëmijërinë e saj përmes fotografive në rrjetet sociale.
“Rikthim në 1999, në moshën 13 vjeçare”, ka shkruar Agnesa. /Telegrafi/