Një çift i ri nga Londra ndau fotot e tyre në mediat sociale. Ata aksidentalisht bënë një iluzion optik që e bën të duket sikur kanë zëvendësuar trupat.
“Ne e porositëm atë shtrat në shtator dhe mezi prisnim të mbërrinte. Kur më në fund e morëm, vendosëm të bënim një foto në të dhe ta shpërndanim në Instagram”,tha Kellie.
Kur i shikoi fotot para publikimit, ajo vetë u hutua në fillim nga ajo që pa, transmeton Telegrafi.
“Në fillim nuk e besoja aspak se imazhi ishte real sepse mendoja se iluzione të tilla optike ishin kryesisht fotomontazhe”, thotë Kellie.
I dashuri i Kellien Sam ishte mahnitur nga fotoja.
“Ajo foto është një gjë e rrallë e vërtetë. Është si të shohësh njëbrirësh”, thotë Sam.
Postimi i tyre në Instagram së shpejti mblodhi më shumë se një mijë pëlqime, dhe miqtë e saj gjithashtu komentuan, dhe nuk ishte e qartë se çfarë panë në foto.
“Unë mendoj se ky është suksesi ynë më i madh në karantinë. Mbase edhe në jetë”, tha Kellie duke bërë shaka. /Telegrafi/