Telegrafi

“Duket sikur ka 50 kg me patate në shpinë” – ish mbrojtësi holandez kritikon De Jongun për mënyrën se si luan te Barcelona

Barcelona në këtë sezon po vuan shumë në fushë dhe rezultatet deri më tani janë të dobëta.

E fundit ishte ndeshja me Bayern Munich ku pësuan 3-0, duke bërë që të eliminohen nga Liga e Kampionëve, që të vazhdojnë në Ligën e Evropës.

Me këtë formë që po kalon Barcelona, kritikat kanë qenë të pashmangshme për futbollistët të cilët mbajnë peshën kryesore të dështimeve.

Një nga ata prej të cilëve pritej shumë dhe po rezulton e kundërta, është Frenkie De Jong, pasi mesfushori nuk ka pasur vazhdimësi dhe nuk e ka shfaqur potencialin e plotë.

Së fundmi, mesfushori është kritikuar edhe nga ish-futbollisti i Kombëtares së Holandës, Ron Vlaar.

Ky i fundit, shprehet se paraqitjet e De Jong i janë dukur sikur ai po luan me 50 kg patate mbi shpinë.

“Unë mendoj se në këto momente De Jong është totalisht jashtë loje, ndoshta në një skuadër si Bayern Munich do të luante në një tjetër mënyrë. Më duket sikur ai ka në shpinë një thes me 50 kg patate”, ka deklaruar Vlaar. /Telegrafi/