Telegrafi

Duket si ulëse e zbrazët, por shikoni me kujdes (Foto)

Në rrjete sociale është publikuar një fotografi, që shfaqë një ulëses automobili.

Në shikim të parë, duket se në karrigen e lëkurës me ngjyrë gri nuk ka asgjë, mirëpo nëse shikohet me vëmendje, vërehet edhe diçka tjetër.

Mbështjellësi i tabletit, që ka ngjyrë dhe vijë të njëjtë sikur sipërfaqja e ulëses, ka bërë që pajisja teknologjike, të jetë pothuajse e padukshme.

“Kujdes ku uleni. Mund të lëndoheni dhe të keni një iPad me ekran të thyer”, është një nga komentet, lidhur me fotografinë që ka marrë shumë pëlqime. /Telegrafi/