Telegrafi

Duket si skenë koncerti, por pamja nga afër tregon krejt diçka tjetër (Foto)

Imazhi që është hedhur në Twitter, ka bërë që shikuesit fillimisht të besojnë se është ndonjë koncert, me shumë të pranishëm.

Por, skena ndryshon menjëherë, po që se shikoni nga afër dhe me kujdes, transmeton Telegrafi.

Kombajna në fushën me pambuk

Dritat vijnë nga një kombajnë, që është duke vjelë në një fushe të mbjellë me pambuk.

“Sytë e mi gënjejnë”, si dhe “po më dhemb koka nga ky ngatërrim” ka qenë dy nga komentet që kanë marrë më së shumti pëlqime.

Në fakt, fotografia është pëlqyer mbi 100 mijë herë, teksa u shpërnda më se 50 mijë herë. /Telegrafi/