Për pushimet tuaja të ardhshme, si do të përgjigjeshit nëse dikush to t’ju propozonte të kalonit disa ditë brenda një “patateje gjigante”?
Po, po, brenda një “patate gjigante”, përkatësisht një ofertë unike në South Boise, Idaho, çmimi në të cilin është rreth 200 dollarë në natë.
Siç bëhet e ditur, përcjell Telegrafi, Hotel Big Idaho Potato është një hotel me gjatësi prej mbi 8 metra, i rrethuar nga 400 hektarë tokë bujqësore.
Patatja gjigante prej gjashtë tonësh u projektua dhe u ndërtua nga Komisioni i Patates në Idaho në vitin 2012 duke promovuar eksportin më të popullarizuar të shtetit.
Brenda është një hapësirë befasuese e bukur për dy mysafirë, i kompletuar me një krevat madhështor, banjë të vogël, aneks kuzhine, si dhe ajër të kondicionuar. /Telegrafi/