Site icon Telegrafi

Duket si kënd i zakonshëm për fëmijë, nga afër shihet se ka shumë gjëra për tu kritikuar (Foto)

Prindërit i kanë kritikuar zyrtarët e një qendre tregtare në Sydney të Australisë, shkaku i këndit të fëmijëve që ka ‘mungesë pajisjesh dhe rrezik të lartë’.

Megjithëse duket si një hapësirë moderne ku do kalonin kohën të vegjëlit, shikimi me vëmendje tregon se shumë gjëra nuk janë në rregull, transmeton Telegrafi.

Objektet prej druri, kanë shumë kënde të thepisura, që në rast goditjesh mund t’ju shkaktonte fëmijëve dhimbje të mëdha. Kritika tjera, kanë qenë për ekranet e mëdha, që janë të ndjeshme në prekje, si dhe iPad-ët e shumtë.

“Këtu është shpenzuar shumë, por në mënyrë të gabuar. Ne po mundohemi t’i mbajmë sa më larg fëmijët, prej ekspozimit ndaj ekraneve”, ka qenë një prej komenteve të shumta.

Zyrtarët e qendrës, kanë intervenuar që ta rrethojnë hapësirën me një xham të sigurt, ndërsa deklaruan se gjithçka do të ndryshojë gjatë ditëve në vijim. /Telegrafi/

Exit mobile version