Për të gjithë ata që adhurojnë natyrën tashmë mund të kenë shtëpinë e ëndrrave të tyre.
Kompania e përpunimit të drurit “Getaway” ka prodhuar disa shtëpi prej druri që janë mahnitëse.
Ato duken si kasolle e thjeshtë nga jashtë, por kanë gjithë hapësirën e nevojshme për të jetuar.
Dhomë gjumi, kuzhinë, tualet dhe ballkon.
Ato mund të blihen ose merren me qira për 99 dollarë/nata.
Fillimisht kompania ka nisur shpërndarjen në Nju Jork, por thotë se do përhapet kudo. /Tema/