Federico Chiesa u largua në pjesën e parë në sfidën që Juventusi e fitoi 4-3 ndaj Romës dhe mund të ketë pësuar një lëndim të rëndë në gju.
Anësori 24-vjeçar u rrëzua në tokë në minutën e 31-të të ndeshjes nga Ainsley Maitland-Niles. Ai dukej se kishte dhimbje të mëdha dhe u ndihmua të dilte nga fusha teksa liroi vendin për Dejan Kulusevski.
Shkencëtari sportiv Rajpal Brar theksoi se lëndimi i Chiesas mund të jetë jashtëzakonisht i rëndë.
Ai postoi një video ku tregon momentin që italiani pësoi dëmtimin, duke thënë: “Mund të shoh valëzim në gjurin e majtë teksa po kthehet me gjurin që bie nga brenda”.
“Potencialisht tregon një këputje ligamentit të gjurit, veçanërisht në kontekstin e raporteve të tjera se ai ka një ndrydhje të ligamentit të gjurit. Në pritje të rezultateve të ekzaminimit”.
Në rast se Chiesa ka këputur ligamentet e gjurit, atëherë sezoni për të mund të ketë përfunduar. /Telegrafi/
Video on Juventus’ Federico #Chiesa.
Can see left knee ripple as he’s turning with knee dropping inwards. Potentially indicates an ACL rupture especially within context of other reports that he has a knee ligament sprain. Awaiting examination & imaging results pic.twitter.com/ewJ2kXud07
— Dr. Rajpal Brar, DPT (@3cbPerformance) January 9, 2022