Tifozët janë të habitur që goli i dytë i Marcus Rashford është konsideruar i rregullt nga VAR-i pasi ai dukej jashtë loje nga ripërsëritjet.
Duke shkuar në ndeshjen kundër Leicester Cityt të dielën, United po kërkonte të zvogëlonte hendekun midis tyre dhe Manchester City që lëshoi pikë kundër Nottingham Forest.
Rashfordi shënoi dy gola në këtë takim, por i dyti po cilësohet si i dyshimtë.
Në minutën e 56-të, anglezi shënoi me lehtësi, megjithatë flamuri i anësorit ishte në pozicion jashtë loje menjëherë, dhe përsëritjet dukej se ishin dakord.
Por, VAR-i e shikoi nga afër dhe vendosi që Rashford ishte në pozicion korrekt. E cila ka habitur shumë fansa.
Një tifoz tha: “Nuk ka shaka këtu, pyetje e vërtetë, a është rregulli jashtë loje i ndryshëm për Rashford?”.
Tifozi i dytë shkroi: “A nuk ishte Rashford jashtë loje? Dukej sikur këmba e tij ishte para lojtarit të Leicesterit…?”.
Dikush tjetër shkroi: “Pra, këtë sezon ne kemi parë thonjtë e këmbëve që janë vënë në pozicion jashtë loje, Rashford është qartësisht jashtë loje dhe ai gol pranohet”.
VAR-i dhe gjyqtarët në këtë sezon të Ligës Premier janë nën kritika të ashpra, pasi ka gabime të shumta dhe nuk po ia dalin të përmirësohen nga java në javë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=-YZ97t2NuHU&ab_channel=TheSunFootBall