Lapo Elkann ka hyrë në rrjetet sociale për të ngushëlluar Cristiano Ronaldon për vdekjen e djalit të porrsalindur.
Ish-ylli i Juventusit njoftoi dje vdekjen e djalit të tij binjak të porsalindur, por ngushëllime ende nuk ka pranuar nga Zonja e Vjetër.
“Me pikëllim të thellë duhet të njoftojmë se djali ynë ka ndërruar jetë. Është dhimbja më e madhe që mund të ndjejë çdo prind. Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi”, thanë Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina në një deklaratë të përbashkët.
Lapo Elkann, kushëriri i presidentit të Juventusit, Andrea Agnelli dhe vëllai i John, kryetarit dhe drejtorit gjeneral të Exor, kompania Holding e kontrolluar nga familja Agnelli që zotëron një aksion kontrollues në Juventus, i dërgoi një mesazh ish-yllit të Biankonerëve në rrjetet sociale.
“Trishtimi juaj është pikëllimi ynë. Ne jemi të gjithë me ju, Georgina dhe familjen tuaj. Të dua shumë”, ka shkruar Lapo.
Ronaldo dhe Lapo janë miq të ngushtë dhe ky i fundit pohoi në tetor se ishte i trishtuar që portugezi ishte larguar nga Biankonerët.
“Ne jemi miq të ngushtë, mund të them se ai është një person i madh dhe një burrë bujar”, tha Lapo gjatë zbulimit të logos së re të FIGC. “Unë i dërgoj një përqafim të madh dhe i kërkoj që të mos shënojë kundër Juventusit nëse do të takohemi përsëri”.
Cristiano Ronaldo kaloi tre sezone në Juventus, duke shënuar 101 gola në 134 paraqitje me gjigantët e Serie A. /Telegrafi/
Il tuo dolore è il nostro dolore 💔 . Siamo tutti con te, Georgina e la tua famiglia. Ti voglio un mondo di bene Lapo #forza💔🙏🏻 pic.twitter.com/0NhBTh6Wlj
— Lapo Elkann (@lapoelkann_) April 18, 2022