Site icon Telegrafi

Duket se Haaland po e tepron me festimet e tij – te City ndihen të shqetësuar

Nënshkrimi i ri i Manchester Cityt, Erling Haaland, është parë duke bërë festime nga më të ndryshmet gjatë pushimeve në Marbella.

Ylli norvegjez e ka kaluar mbrëmjen e së shtunës në klubin e natës Momento, teksa bën një pushim para sezonit 2022/23.

Një video tregon një Haaland që mbanë kufje duke kërcyer lart e poshtë dhe duke pozuar me DJ-in vendas Angelsanchezdj.

Lexo po ashtu Jack Grealish ka shkaktuar rrëmujë në Angli me fotot e fundit: Anëtari i Cityt po konsumon jashtë mase alkool

Është hera e dytë këtë javë që Haaland është parë duke festuar në Marbella, ndërsa te Manchester City ka shqetësime me mënyrat se si po i kalojnë pushimet lojtarët e tyre.

Një shqetësim për ta është edhe Jack Grealish, që është parë duke konsumuar alkool gjatë gjithë kohës në pushime si në Spanjë dhe Las Vegas.

Haaland u zbulua zyrtarisht në fillim të këtij muaji me Cityn duke rikrijuar një foto të famshme të një të riu Haaland duke pozuar me një fanellë të sezonit 2008/9 me nënshkrimin e tyre të ri në fanellën e këtij sezoni. /Telegrafi/

Exit mobile version